TE PERGJITHSHME
Neni 1.
Keto terma dhe kushte te pergjithshme kane per qellim te rregullojne marredheniet midis TTA Beauty shpk, me NIPT M22221039P, me adrese ne Rr Reshit Cullaku, Kompleksi Shallvaret, Tirane, Shqiperi, si OFRUESI, dhe klientet, ne tekstin e metejme USERS/PERDORUES/KLIENTE, ne platformen e-commerce ttabeauty.com, ne tekstin e metejme si “ttabeauty.com”.
Neni 2.
Informacioni I mbledhur trajtohet sipas Ligjit Nr. 06/L-082 per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe Rregulloren e Pergjithshme te BE-se per Mbrojtjen e te Dhenave (GDPR) dhe te gjitha ligjet dhe rregulloret e tjera relevante ne Shqiperi ne lidhje me tregtine elektronike, mbrojtjen e te dhenave personale dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Emri i Ofruesit:
TTA Beauty shpk, e regjistruar si SHPK ne Qendren Kombetare te Biznesit ne Shqiperi me Numer Unik Identifikues M22221039P
Selia dhe adresa per ushtrimin e aktivitetit dhe adresa per paraqitjen e ankesave nga konsumatoret: Rr Reshit Cullaku, Kompleksi Shallvaret, Tirane, Shqiperi. Adresa elektronike: info@ttabeauty.com
KARAKTERISTIKAT E PLATFORMES
Neni 3
ttabeauty.com eshte nje platforme e-commerce, e disponueshme ne adresen e internetit https: //ttabeauty.com permes se ciles Ofruesi dhe Perdoruesit kane mundesine te lidhin kontrata per shitjen, blerjen dhe shperndarjen e mallrave te ofruara nga Ofruesi ne platforme. Aksesi ne faqe mundeson:
- Regjistrimin dhe krijimin e nje profili per shikimin e dyqanit online te ofruesit dhe perdorimin e sherbimeve shtese per te siguruar informacion
- Per te rishikuar mallrat, karakteristikat e tyre, çmimet dhe kushtet e dorezimit;
- Per te lidhur me ofruesin kontrata per blerjen, shitjen dhe shperndarjen e mallrave te ofruara nga platforma ttabeauty.com
- Per te bere pagesa ne lidhje me kontratat e lidhura permes platformes ttabeauty.com dhe permes mjeteve elektronike te pageses.
- Per te marre informacion ne lidhje me mallrat e reja te ofruara nga ofruesi ne platformen ttabeauty.com;
- Per tu njoftuar per te drejtat, kushtet dhe detyrimet qe rrjedhin nga perdorimi I faqes www.ttabeauty.com
- Per te ushtruar te drejten e kthimit te mallit kur sipas Ligjit per Mbrojtjen e Konsumatorit.
Neni 4
Ofruesi, nepermjet platformes ttabeauty.com mbledh dhe organizon realizimin e porosive te ardhura nga klientet dhe garanton te drejtat e Perdoruesve, sipas parashikimeve te ligjeve ne fuqi te Republikes se Shqiperise.
Neni 5
Perdoruesit lidhin nje urdher porosi me ofruesin ne platformen ttabeauty.com per blerjen e mallrave nepermjet dergimit te porosise sipas metodologjise qe mundeson sistemi ne faqen https: // www.ttabeaty.com /. Urdher porosia lidhet ne gjuhen angleze dhe/ose shqipe dhe ruhet ne bazen e te dhenave te ofruesit ne platforme.
Ne baze te urdher porosise se lidhur me perdoruesit per blerjen dhe shitjen e mallrave, ofruesi ne platformen ttabeauty.com merr persiper te organizoje shperndarjen dhe dorezimin e mallrave te percaktuara prej tij permes nderfaqes ne platforme.
Perdoruesit kane te drejte te korrigjojne gabimet ne futjen e informacionit jo me vone se dergimi i urdher-porosise tek ofruesi ne platformen ttabeauty.com. Ne rast ndryshimesh pas ketij momenti perdoruesit duhet te kontaktojne ofruesin nepermjet e-mail: info@ttabeauty.com
Perdoruesit i paguajne ofruesit te platformes vleren per mallrat e dorezuara, ne perputhje me kushtet e percaktuara ne platformen ttabeauty.com dhe nga kushtet e pergjithshme. Pagesa eshte ne shumen e çmimit te shpallur ne platformen ttabeauty.com
Neni 6.
Perdoruesi dhe Ofruesi ne platformen ttabeauty.com bien dakord qe te gjitha deklaratat mes tyre, ne lidhje me realizimin dhe ekzekutimin e urdher porosise, mund te behen ne menyre elektronike dhe permes deklaratave elektronike ne kuptim te ligjeve perkatese per e- tregtine e zbatueshme ne Republiken e Shqiperise.
Supozohet se deklaratat elektronike te bera nga perdoruesit e faqes behen nga personat e specifikuar ne te dhenat e dhena nga perdoruesi gjate regjistrimit, nese ai ka futur emrin e perdoruesit dhe fjalekalimin e duhur.
REGJISTRIMI PER PERDORIM TE TTABEAUTY.COM
Neni 7.
Per te perdorur ttabeauty.com per lidhjen e kontratave per blerjen dhe shitjen e mallrave, perdoruesi duhet te vendose emrin dhe fjalekalimin e zgjedhur per hyrje. Duke u regjistruar apo duke derguar nje urdher porosi merret e mireqene qe perdoruesi i ka pranuar kushtet dhe politikat e shkruara ne kete faqe dhe kushtet e pergjitheshme dhe Politiken e privatesise se kompanise.
Emri dhe fjalekalimi per hyrje ne platforme percaktohen nga Perdoruesi duke kryer regjistrimin online ne faqen e internetit te Ofruesit ne platformen ttabeauty.com, sipas procedures se specifikuar ne te.
Duke plotesuar te dhenat e tij/saj dhe duke shtypur butonat e percaktuar per konfirmimin e “Regjistrimit”, Perdoruesi deklaron se eshte i njohur me keto Kushte te Pergjithshme, jep pelqimin per te gjitha pikat dhe pajtohet me permbajtjen e tyre dhe merr persiper t’i respektoje ato pa kushte.
Ofruesi konfirmon regjistrimin e bere nga Perdoruesi duke derguar nje leter ne adresen e-mail te percaktuar prej tij.
Pas regjistrimit, Perdoruesi merr persiper te siguroje te dhena te sakta dhe te perditesuara. Kur keto te dhena ndryshojne Perdoruesi merr persiper t’i perditesoje ato ne kohen e duhur ne regjistrimin e tij.
HAPAT TEKNIKE PER PLOTESIMIN E URDHER POROSISE
NENI 8
Perdoruesit perdorin nderfaqen e faqes se Ofruesit ne platformen ttabeauty.com per te derguar urdher porosi dhe per blerjen e mallrave te ofruara nga ofruesi ne platformen ttabeauty.com
NENI 9
Perdoruesit lidhin kontraten per blerjen e mallrave ne platformen ttabeauty.com sipas procedures se meposhtme.
HYRJA NE PLATFORME
- Perdoruesi kryen regjistrimin ne platformen ttabeauty.com dhe siguron plotesimin e te dhenave te nevojshme, nese Perdoruesi nuk eshte regjistruar ende ne platformen ttabeauty.com
- Perdoruesi hyn ne platformen ttabeauty.com duke u identifikuar me nje emer dhe fjalekalim.
- Perdoruesi nuk regjistrohet paraprakisht por ploteson te dhenat pasi ka perzgjedhur produktet qe do te porosisi.
ZGJEDHJA E PRODUKTEVE
- Perdoruesi navigon platformen dhe zgjedh te coje ne shporten elektronike produktet e perzgjedhura. Perdoruesi zgjedh nje ose me shume nga mallrat e ofruara nga ofruesi ne platformen ttabeauty.com dhe I shton ato ne listen e mallrave per blerje.
- Ofruesi sigurohet qe cdo produkt te kete te pasqyruar madhesine perkatese, sasine, cmimin ose cmimin promocional me ulje nese ka, perberesit ne rastin kur eshte vetem nje produkt ose listen e produkteve kur eshte nje paketim me disa produkte, emrin e produktit.
PLOTESIMI I TE DHENAVE TE POROSISE
- Perdoruesi sigurohet te plotesoje te sakta te gjitha informacionet e nevojshme per realizimin e urdher porosise si emer, mbiemer, numer telefoni, adrese etj.
- Perdoruesi sigurohet te zgjedhi nje nga metodat e pageses dhe metodat e dergimit nese ka te tilla.
- Ofruesi sigurohet te shfaqi ne menyre te plote dhe transparente te gjitha shumat e perfshira ne urdher porosi te cilat duhet te paguhen nga perdoruesi si, vlera e mallit, vlera e sherbimit postar, kosto te tjera nese ka.
- Pasi kontrollon totalin e urdher porosise, perdoruesi konfirmon dhe dergon urdher porosine per ekzekutim nga ofruesi.
ZGJEDHJA E NJE METODE DERGIMI, KOHA E DERGIMIT DHE PAGESA
- Perpara se te konfirmoje porosine dhe ta dergoje ate per ekzekutim, perdoruesi sigurohet te zgjedhi nje metode dorezimi dhe nje metode pagese.
- Metodat e pagesave jane:
- Pagese ne dorezim gjate marrjes se porosise
- Pagese me ane te platformave elektronike ne nje te ardhme te afert
- Metodat e dergimit jane:
- Dergim me sherbim postar, I cili kushton sipas vleres se paraqitur ne totalin e porosise e cila shfaqet perpara konfirmimit te porosise.
- Koha e dorezimit te porosive eshte me ane te nje marreveshje midis klientit pas konfirmimit te porosise se tij/saj, Koha e zakonshme e dorezimit te porosive eshte brenda 24 oresh brenda Tiranes dhe brenda 48 oresh jashte Tiranes. Ne raste te vecanta kur sherbimi postar ka veshtiresi ne gjetjen e adreses, kushte atmosferike, perdoruesi nuk pergjigjet apo veshtiresi te tjera objektive porosia mund te vonohet pertej afateve me siper. Ne cdo rast perdoruesi ka te drejte te informohet per porosine duke kontaktuar ofruesin ne adresen elektronike.
- Metodat e pagesave jane:
ANULLIMET, KTHIMET E POROSIVE, RIMBURSIMET
- Perdoruesi ka te drejte te anulloje porosine ne cdo moment pasi e ka konfirmuar ate deri ne momentin qe e ka marre porosine dhe ka paguar vleren e fatures, duke kontaktuar ofruesin.
- Ne kemi nje politike kthimi prej 24 oresh, qe do te thote perdoruesi ka 24 ore kohe te kerkoje nje kthim produkti. Perdoruesi mund te kerkoje kthimin e produkteve ne rastet e me poshtme:
- Produkti eshte dorezuar me difekt, probleme ne permbajtje apo eshte I ndryshem nga ai I kerkuar gjate porosise.
- Produkti eshte me vlere te ndryshme nga ajo e paraqitur ne urdher porosi.
- Produkti eshte I ndryshem nga si eshte paraqitur ne platformen e ofruesit dhe ka pamje apo karakteristika te tjera te ndryshme nga ato qe jane prezantuar ne platforme.
- Pa nje arsye specifike nese produkti ploteson kushtet e kthimit.
- Perdoruesi ka te drejte te kerkoje nje produkt zevendesues te njejte ose te ndryshem me te njejten vlere ose me te larte ne rastet kur produkti kthehet pa nje arsye specifike e cila rrjedh si pasoje e problematikave te shkaktuara nga ofruesi.
- Perdoruesi ka te drejte te kerkoje rimbursim te plote ne rastet kur produkti eshte me difekt, me probleme ne permbajtje, I ndryshem nga ai I kerkuar gjate porosise, me vlere te ndryshme nga ajo e paraqitur ne momentin e urdher porosise ne platforme, ka pamje apo karakteristika te ndryshme nga ato te prezantuara ne platforme.
KUSHTET E KTHIMIT
- Për tu kualifikuar për një kthim, produkti duhet të jetë në të njëjtat kushte siç eshte marre nga perdoruesi:
- I papërdorur,
- Në paketimin e tij origjinal,
- I pa hapur nese eshte ne kuti,
- Ka faturen e blerjes
- I ruajtur ne kushtet e kerkuara per ruajtjen e produktit specific gjate kohes qe eshte me perdoruesin deri ne momentin e kthimit.
Neni 10
- Konsumatoret duhet te inspektojne mallrat ne kohen e dorezimit dhe nese nuk i ploteson kerkesat e refuzojne dorezimin.
- Nese Perdoruesi gjen defekte te fshehura ose defekte te mallrave, ai ka te drejte te paraqese nje ankese permes info@ttabeauty.com ose duke telefonuar ne numrat e telefonit te vena ne dispozicion. Afati per pergjigjen ndaj ankeses eshte 14 dite kalendarike.
MBROJTJA DHE PERDORIMI I TE DHENAVE PERSONALE
Neni 11
- Ofruesi ne platformen ttabeauty.com merr masa per te mbrojtur te dhenat personale te Perdoruesit, sipas Ligjit ne fuqi per Mbrojtjen e te Dhenave Personale.
- Per arsye sigurie, Ofruesi ne platformen ttabeauty.com do t’i dergoje te dhenat vetem ne adresen e-mail qe eshte specifikuar nga Perdoruesit ne kohen e regjistrimit.
- Ofruesi ne platformen ttabeauty.com ka te drejte te ruaje te dhena te Perdoruesit, perveç nese ky i fundit shpreh shprehimisht mosdakordesine e tij dhe kerkon fshirjen e tyre.
- Duke u regjistruar ne platforme, duke kryer me sukses nje urdher porosi klienti perdoruesi bie dakord dhe shpreh miratimin qe Ofruesi i platformes ttabeauty.com ka te drejte te kontaktoje me perdoruesin me ane te numrit te telefonit apo postes elektronike apo metodave te tjera te kontaktit te shenuara gjate regjistrimit apo gjate plotesimit te urdher porosise.
- Perdoruesi pajtohet qe Ofruesi i platformes ttabeauty.com ka te drejte te mbledhe, ruaje dhe perpunoje te dhenat e Perdoruesit kur perdorni e-shopin e Ofruesit ne platformen ttabeauty.com.
- Perdoruesi bie dakord qe te dhenat e regjistruara ne platforme nga perdoruesi mund te perdoren nga ofruesi per kontaktim per qellime marketingu perfshire dergimin e mesazheve te shkruara ne numrin e telefonit apo adresen elektronike.
- Ofruesi ne asnje rrethane nuk shet apo shkemben te dhenat e perdoruesve te platformes dhe sigurohet qe ato te ruhen ne menyre te sigurte. Te dhenat perdoren vetem nga ofruesi per qellimin e realizimit te porosive apo te komunikimeve te marketingut vetem per produktet apo komunikimet e lidhura me sherbimet apo produktet qe ofrohen ne platformen ttabeauty.com
- ttabeauty.com perpunon te dhenat personale te klienteve te tij ne perputhje me Politiken e Privatesise, e cila eshte nje pjese integrale e Kushteve te Pergjithshme.
NENI 12
Ne çdo kohe, Ofruesi ne platformen ttabeauty.com ka te drejte te kerkoje nga Perdoruesi te identifikoje veten dhe te vertetoje saktesine e seciles prej informacioneve te shenuara gjate regjistrimit te te dhenave personale.
Ne rast se per ndonje arsye Perdoruesi ka harruar ose ka humbur emrin dhe fjalekalimin e tij, Ofruesi i platformes ttabeauty.com ka te drejte te aplikoje “Proceduren e shpallur per emrat dhe fjalekalimet e humbura ose te harruara”.
NDRYSHIMI DHE QASJA NE KUSHTET DHE TERMAT E PERGJITHSHEM
NENI 13
Keto Kushte te Pergjithshme mund te ndryshohen nga Ofruesi i platformes ttabeauty.com Ofruesi do te njoftoje ne menyre te pershtatshme te gjithe Perdoruesit e regjistruar.
Ofruesi ne platformen ttabeauty.com dhe Perdoruesi bien dakord qe çdo shtese dhe ndryshim ne keto Terma dhe Kushte te Pergjithshme do te kete efekt te Perdoruesi ne nje nga rastet e meposhtme:
- Pas njoftimit te tij te qarte nga Ofruesi ne platformen ttabeauty.com dhe nese Perdoruesi nuk deklaron brenda periudhes se caktuar 24-72 ore se i refuzon ato;
- Pas publikimit te tyre ne faqen e internetit te Ofruesit ne platformen ttabeauty.com dhe nese Perdoruesi nuk deklaron brenda 24-72 ore nga publikimi i tyre se i refuzon ato;
- Me perdorimin nga Perdoruesi permes llogarise se tij ne faqen e internetit te Ofruesit te platformes ttabeauty.com.
Perdoruesi pajtohet qe te gjitha deklaratat e Ofruesit ne platformen ttabeauty.com, ne lidhje me ndryshimin e ketyre Kushteve dhe Termave te Pergjithshem, do te dergohen ne adresen e-mail te specifikuar gjate regjistrimit. Perdoruesi pajtohet qe e-mailet e derguar ne perputhje me kete artikull nuk kane nevoje te nenshkruhen me nje nenshkrim elektronik ne menyre qe te kene efekt mbi te.
NENI 14
Ofruesi i publikon keto Kushte te Pergjithshme ne https: // www.ttabeauty.com, se bashku me te gjitha shtesat dhe ndryshimet ne to.
PERFUNDIM
NENI 15
Kushtet dhe Termat e Pergjithshem dhe Marreveshja e Perdoruesit me Ofruesin ne platformen ttabeauty.com perfundojne ne rastet e meposhtme:
- Pas perfundimit dhe deklarimit te likuidimit ose deklarimit te falimentimit te njeres prej paleve ne kontrate;
- Me pelqimin reciprok te paleve me shkrim;
- Ne rast te pamundesise objektive te ndonjeres prej paleve ne kontrate per te kryer detyrimet e saj;
- Ne rast te fshirjes se regjistrimit te Perdoruesit ne platformen ttabeauty.com Ne kete rast, kontratat e shitjes te perfunduara por te pa ekzekutuara mbeten ne fuqi dhe i nenshtrohen ekzekutimit.
NENI 16
Ofruesi ka te drejten sipas gjykimit te tij, pa njoftim dhe pa kompensim te duhur, te nderprese njeanshem kontraten nese konstaton se Perdoruesi perdor platformen ttabeauty.com ne kundershtim me keto Kushte, Legjislacionin ne Republiken e Shqiperise, normat morale te pranuara pergjithesisht ose rregullat dhe praktikat e pranuara pergjithesisht ne tregtine elektronike.
PERGJEGJESIA
NENI 17
Ofruesi nuk eshte pergjegjes ne rast te forces madhore, ngjarjeve aksidentale, problemeve ne internet, arsye teknike ose objektive te tjera, perfshire urdhrat e autoriteteve kompetente shteterore.
NENI 18
Ofruesi nuk eshte pergjegjes per demet e shkaktuara nga Perdoruesi ndaj paleve te treta.
Ofruesi nuk eshte pergjegjes per demet pronesore ose jopasurore, te shprehura ne fitime te humbura ose deme te shkaktuara te Perdoruesi ne procesin e perdorimit ose mos perdorimit te ttabeauty.com dhe lidhjes se kontratave te shitjes me Ofruesin.
Ofruesi nuk eshte pergjegjes per kohen gjate se ciles platforma nuk ishte e disponueshme per shkak te forces madhore.
NENI 19
Ofruesi nuk eshte pergjegjes ne rast te tejkalimit te masave te sigurise elektronike te pajisjeve teknike nga faktore dhe individe keqdashes dhe kjo rezulton ne humbjen e informacionit, shperndarjen e informacionit, qasjen ne informacion, kufizimin e qasjes ne informacion dhe pasoja te tjera te ngjashme.
KUSHTET E TJERA
NENI 20
Perdoruesi dhe Ofruesi ne platformen ttabeauty.com marrin persiper te mbrojne reciprokisht te drejtat dhe interesat e tyre legjitime, si dhe te mbajne sekretet e tyre tregtare, te cilat u bene prone e tyre ne procesin e zbatimit te Marreveshjes dhe ketyre Kushteve te Pergjithshme.
NENI 21
Ne rast konflikti midis ketyre Kushteve te Pergjithshme ne nje kontrate te veçante midis Ofruesit ne platformen ttabeauty.com dhe Perdoruesit, dispozitat e kontrates speciale do te mbizoterojne.
NENI 22
Pavlefshmeria e mundshme e ndonje prej dispozitave te ketyre kushteve te pergjithshme nuk do te çoje ne pavlefshmerine e te gjithe marreveshjes.
NENI 23
Ligjet e Republikes se Shqiperise do te zbatohen per çeshtjet qe nuk jane zgjidhur ne kete Marreveshje, ne lidhje me zbatimin dhe interpretimin e kesaj Marreveshjeje.
Perdoruesi ka te drejte t’i referoje te gjitha mosmarreveshjet me Ofruesin ne lidhje me zbatimin e kesaj Marreveshjeje ne institucionet perkatese ligjore shteterore.
Ne rast te deshtimit te arritjes se nje marreveshjeje per zgjidhjen e mosmarreveshjes jashte gjykates, palet mund ta referojne mosmarreveshjen per zgjidhje nga gjykatat kompetente te Shqiperise dhe tek Departamenti i Mbrojtjes se Konsumatorit ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise te Republikes se Shqiperise,