OUR STORES

VISIT OUR NEW
STORE IN NEW YORK

294 Bay Meadows Ave.
Bay Shore, NY 11706

PYETJE INFORMUESE

PYETJE TË BËRA MË SHPESH

A do të jenë informacionet e mia konfidenciale?

Mbajtja e informacionit tuaj personal të sigurt është përparësia jonë, dhe ne ndërmarrim të gjitha hapat e arsyeshëm të nevojshëm për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga çdo qasje e paautorizuar. Informacioni që na jepni përmes faqes sonë të internetit ruhet në serverë të sigurt.

Cili është çmimi për dërgimin e porosive?

Për porositë nën 3000 Lekë, ju do të paguani 200 Lekë për dërgesat brenda Tiranës dhe 300 Lekë për dërgesat në Rrethe. Dërgesa do të jetë falas për porositë mbi 3000 Lekë në të gjithë Shqipërinë.

Cili është afati për marrjen e porosive?

Pasi të përfundoni dhe dërgoni porosinë në sistemin e TTABeauty, ju do të njoftoheni për pranimin e porosisë dhe datën e shpërndarjes së porosisë. Pagesa e porosisë tuaj do të bëhet me parà në dorë në momentin e pranimit të porosisë sipas vlerës së porosisë në faturën që shoqëron porosinë tuaj. Në raste të veçanta kur shërbimi postar ka vështiresi në gjetjen e adresës, kushte atmosferike, përdoruesi nuk pergjigjet apo vështirësi të tjera objektive porosia mund të vonohet përtej afateve. Ne cdo rast përdoruesi ka të drejtë të informohet për porosinë duke kontaktuar ofruesin në adresën elektronike.

E rëndësishme: Koha e dorëzimit për porositë e vendosura gjatë promovimeve dhe zbritjeve apo në periudha festash me ngarkesë të lartë mund të jetë më e gjatë se koha standarde e dorëzimit. 

Ku mund të dorëzohen porositë?

Porositë mund të dorëzohen në adresën e specifikuar nga ju.

Cilat janë opsionet e pagesës?

Opsionet e pagesës përfshijnë:

  • parà në dorë gjatë dorëzimit të porosisë,
  • duke përdorur platformën e pagesave online që do të vihet shumë shpejt në dispozicion
Si mund ta kthej ose zëvendësoj një produkt të blerë nga dyqani online?

Kompania TTA Beauty ju rimburson për çdo produkt mungesë apo të dëmtuar gjatë transportit dhe dorëzimit të porosisë tuaj. Jeni të lutur të verifikoni në momentin e pranimit të porosisë nëse ambalazhi apo kutia e porosisë ka dëmtim të jashtëm apo shenja të rrjedhjes së përmbajtjes së produkteve brenda kutisë.

Në raste të tilla ju mund të na kontaktoni në numrin: 0696723666 dhe gëzoni të drejtën të refuzoni pranimin e porosisë dhe pagesën për të. Në rastet kur verifikohet mungesë e produktit në kuti apo edhe dëmtim i tij pasi ju të keni pranuar porosinë, ju keni kohë 24 orë të bëni ankesën tuaj në numrin: 0696723666 apo edhe në adresen e e-mailit: info@ttabeauty.com dhe të veproni sipas udhëzimeve të operatorit.

Kujdes, jeni të lutur të ruani produktin e dëmtuar për kthim fizik apo dhe verifikime të mëtejshme. Ju gëzoni të drejtën për rimbursimin e shumës në lekë sipas faturës së porosisë apo edhe të zëvendësimit fizik të produktit të reklamuar në afatet dhe kushtet e rëna dakord ndërmjet palëve.

INFORMACION NGA NE

NA KONTAKTONI PËR ÇDO PYETJE TJETËR