Historia e produkteve AVON

Njeriu i parë, themelues i kompanisë Avon ishte Z. David H.McConnell, një njeri progresiv, vizionar i jashtëzakonshëm dhe nismëtar i guximshëm ndryshimesh, por mbi të gjitha një misionar për rolin e femrës në shoqëri. Fillimisht, ai nuk kishte menduar të krijonte një kompani bukurie. Ai ishte një shitës i zakonshëm librash, i cili dhuronte një produkt të vogël kozmetik me çdo libër të shitur. Shumë shpejt kuptoi interesin e klientëve në parfumin e vogël që ai dhuronte.

Nga një zyrë e vogël në New Yourk, McConnell përziente esencat për krijimin e aromave dhe rekrutoi një skuadër klientesh femra. Në vitin 1886, u krijua modeli i biznesit ku në thelb McConnell besoi në fuqinë e një komuniteti dhe në lirinë ekonomike të gruas. Prej 135 vitesh produktet AVON njihen në mbi 100 vende të botës dhe ju keni mundësi ti gjeni ato edhe në Shqipëri.

Fuqia e të bukurës

E Bukura për ne është risi. E Bukura është zbulim. E Bukura është dëshirë për t’u ndjerë më mirë, vlerë dhe eksperiencë. E Bukura është të bësh atë që mendon se është e drejtë. Është transformim i jetës tënde. Krijimi i një të ardhmeje më të mirë, SOT, NESËR, PËRGJITHMONË… Ne besojmë se e bukura është FUQI!

Qëllimi ynë

Ne e mendojmë të BUKURËN ndryshe! Qëllimi ynë është ti shërbejmë KLIENTIT, pavarësisht gjinisë apo seksualitetit, moshës, racës apo aftësive të tyre. Ne dëshirojmë që çdokush të ndihet i vlerësuar, i sigurt dhe i respektuar.  Ne e adhurojmë produktin tonë, ne kemi pasion dhe dëshirë ti japim jetës me shumë ngjyra. Jemi bashkë sepse na bashkon e BUKURA, RISIA & PASIONI. Misioni ynë është që çdo produkt të jetë në duart tuaja i sigurt, i shpejt, në mënyrën e dëshiruar…