A do ta takoni dashurinë e jetës suaj këtë javë apo ka një mundësi të re karriere për ju dhe ndoshta duhet të jeni të kujdesshme në marrëdhëniet me të dashurit tuaj? Jemi të sigurt që e lexoni rregullisht horoskopin tuaj. A e keni menduar ndonjëherë se shenja juaj e horoskopit mund t’ju ndihmojë kur zgjidhni produktet e makiazhit?
Shihni cili është produkti Luxe më i përshtatshëm për ju sipas shenjës së horoskopit:
Dashi
Jeni entuziaste, energjike dhe gjithmonë gati për veprim. Ju zakonisht i merrni vendimet në fluturim dhe nuk e dini kurrë se ku do të përfundoni në fund të ditës. Kjo është arsyeja pse i kuqi i buzëve Luxe është zgjedhja perfekte për ju. Falë ekstraktit të mëndafshit, buzët tuaja do të kenë një ngjyrë kremoze dhe intensive që tërheq të gjithë vëmendjen, pavarësisht se ku ndodheni.
Demi
Njerëzit kënaqen me shoqërinë tuaj sepse ju rrezatoni energji pozitive dhe qetësi. Gjetja e ekuilibrit është prioriteti juaj edhe kur bëhet fjalë për makiazhin. Kjo është arsyeja pse zgjidhni një bazë të përshtatshme nga kremi puder Luxe. I pasuruar me ekstrakt safiri të bardhë, ky produkt përshtatet në mënyrë të përkryer me tonin e lëkurës suaj dhe ju fal një përfundim perfekt.
Binjakët
E shoqërueshme, kureshtare dhe e gëzuar, krijoni miq të rinj me lehtësi, ju pëlqen të ndryshoni stilin tuaj dhe të shkoni në vende të reja sepse thjesht jeni alergjike ndaj mërzisë! Zgjidhni një paletë nuancash Luxe – falë 5 nuancave intensive, ju jeni e lirë të krijoni një milion pamje për një look të ndryshëm çdo ditë.
Gaforrja
Jeni besnike ndaj njerëzve tuaj të dashur dhe gjithmonë dëshironi të ndihmoni ata që kanë nevojë. Sytë janë pasqyrë e natyrës tuaj emocionale, ndaj theksojini ato në mënyrën e duhur. Provoni Maskaren Luxe, e cila do t’u japë qerpikëve një vëllim dramatik dhe një dozë misteri.
Luani
Sharmi dhe hijeshia ju bëjnë të jeni në qendër të vëmendjes kudo që ndodheni. Ju jeni një lider i vërtetë dhe nuk keni frikë të provoni një restorant të ri, parfum apo produkt makiazhi. Pra, provoni paletën tonë të re 3-në-1 të theksuesit, nuances roze dhe bronzit dhe jepini lëkurës shkëlqimin e merituar.
Virgjëresha
Ju jeni një perfeksioniste që ju pëlqen rregulli në jetë. Jeni e butë dhe preferoni pamjen klasike elegante që ju përshtatet shumë. Zbuloni bazën dhe primerin Luxe 2-në-1, të pasuruar me pluhur diamanti, i cili do t’i japë fytyrës një ton të përsosur dhe të njetrajtshëm.
Peshorja
Ju jeni një idealiste që vlerësoni bukurinë dhe njerëzit. Ngjyruesi Perfeksionues i ri Luxe Shape Sensation është një mënyrë perfekte për të nxjerrë në pah bukurinë tuaj. Ky i kuq buzësh unik stimulon prodhimin e kolagjenit, hidraton buzët dhe u jep atyre volum të jashtëzakonshëm.
Akrepi
Ju e dini se çfarë doni nga jeta. Jeni të sinqerta, të guximshme dhe të vendosura për të realizuar ëndrrat tuaja. Vijezuesi për Sytë është këtu për të theksuar guximin tuaj. Ky laps me një formulë të pasur dhe pluhur diamanti u jep syve një theksim të përsosur duke i bërë më të nxehtë dhe të papërmbajtshëm.
Shigjetari
Jeni një person i fortë dhe i shoqërueshëm, i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë i gatshëm për të ndarë mendimin tuaj me te tjerët. Keni ambicie të mëdha dhe ju pëlqen luksi. Pluhuri kompakt Luxe me cilësi të lartë me ekstrakt safiri të bardhë do t’ju përshtatet shumë.
Bricjapi
Jeni të durueshme, të ndershme, të vendosura dhe të përgjegjshme në çdo gjë që bëni. Ju vendosni gjithçka në vend dhe arrini rezultate perfekte. Kjo vlen edhe për qëndrimin tuaj ndaj makiazhit. Prandaj, produkti që ju përshtatet më shumë është korrigjuesi Luxe, i cili e bën lëkurën të përsosur dhe fsheh të gjitha defektet, rrathët e errët dhe pigmentimin si me një shkop magjik.
Ujori
Cilësia juaj më e fortë është toleranca. Ju respektoni mendimin e të tjerëve, por jeni edhe shumë kërkuese ndaj vetes. Kjo është arsyeja pse ju shpenzoni shumë kohë për të ushqyer bukurinë tuaj të brendshme dhe të jashtme. Shkëlqyesi luksoz i buzëve me ekstrakt mëndafshi do t’ju ndihmojë të jeni versioni më i mirë i vetes.
Peshqit
Romantike dhe e ndjeshme, jeni një mike besnike me një temperament të butë dhe të sjellshëm. Natyra juaj delikate do të theksohet edhe më shumë me nuancen Luxe me ekstrakt mëndafshi. Nuancat e bukura dhe ekstrakti i bardhë i safirit do t’i japin lëkurës një përfundim të shëndetshëm me shkëlqim.