Femra romantike moderne
Mund t’ju duket se “moderne” dhe “romantike” janë dy përkufizime që nuk përshtaten me njëra tjetrën, por e vërteta është se këto tipe femrash po gjejnë gjithnjë e më shumë vendin e tyre në botën tonë me ritme të shpejta. Kjo është gruaja që nuk i reziston kohërave, as nuk shkon me rrjedhën, por e njeh mirë veten dhe natyrën e saj dhe i jep liri ndjenjave të saj me guxim. Ajo di të shprehet në një mënyrë që tërheq vëmendjen pa krijuar zhurmë apo komente të padëshiruara rreth saj. Ajo arrin të qëndrojë në ‘’sipërfaqen’’ e tendencave pa u zhytur në to, përkundrazi noton në ishullin e saj të vogël ku mund të shpalosë të gjithë paletën e ndjenjave dhe emocioneve të saj .
Tipi i Dashuruar
Kjo zonjë dëshiron të përjetojë çdo dashuri si në një përrallë. Për t’u përkëdhelur, magjepsur dhe fituar nga njeriu i ëndrrave të saj. Zemra e saj është e hapur ndaj romancës së vërtetë dhe nuk do të kënaqej me më pak emocione.
Femra make-up
Pamja e saj është e butë dhe natyrale. Theksuesit janë në jo më shumë se një element të fytyrës – shpesh janë buzët ato që tradhtojnë natyrën e saj të ndjeshme. I pëlqen të theksojë look-un e saj me qerpikë të dredhur dhe vetulla domosdoshmërisht në formë perfekte për një kornizë të përkryer të fytyrës.
Karrieriste
Këto vajza preferojnë profesione ku mund të jenë vetëm me veten e tyre dhe për këtë arsye mund t’i gjeni duke punuar si kontabiliste ose pjesë e një pozicioni në administratë. Ato nuk pëlqejnë ndryshimet në vendin e punës, prandaj janë punonjëse besnike dhe mund të qëndrojnë për vite në kompaninë që u jep qetësi dhe u tregon se vlerëson përpjekjet e tyre.
Moderne
Mund të jetë romantike për butësinë dhe moderne në veshjet e saj. Ajo pëlqen cohat e lehta dhe të tejdukshme, linjat e pastra dhe ngjyrat e ngrohta. Në vjeshtë, ajo përpiqet të kombinojë elegancën me prakticitetin dhe për këtë arsye kombinimi perfekt për të është xhins + një bluzë tërheqëse, por me stil dhe një aksesor i sofistikuar.
Miket e verteta
Me këtë lloj gruaje, rregulli është ” cilësi, jo sasi”. Ato kanë pak miq/shoqe, por janë miket e vërteta, me të cilat shpesh janë rritur që në fëmijëri. Ato pëlqejnë të bëjnë gjithçka së bashku dhe mund t’i gjesh që të dyja duke u argëtuar dhe duke ndihmuar njëra-tjetrën në momentet më të vështira
.