Kostoja e transportit
Për porositë nën 3000 Lekë, ju do të paguani 200 Lekë për dërgesat brenda Tiranës dhe 300 Lekë për dërgesat në Rrethe. Dërgesa do të jetë falas për porositë mbi 3000 Lekë në të gjithë Shqipërinë.
Afati i dërgesës
Pasi të përfundoni dhe dërgoni porosinë në sistemin e TTABeauty, ju do të njoftoheni për pranimin e porosisë dhe datën e shpërndarjes së porosisë. Pagesa e porosisë tuaj do të bëhet me parà në dorë në momentin e pranimit të porosisë sipas vlerës së porosisë në faturën që shoqëron porosinë tuaj. Në raste të veçanta kur shërbimi postar ka vështiresi në gjetjen e adresës, kushte atmosferike, përdoruesi nuk pergjigjet apo vështirësi të tjera objektive porosia mund të vonohet përtej afateve. Ne cdo rast përdoruesi ka të drejtë të informohet për porosinë duke kontaktuar ofruesin në adresën elektronike.
E rëndësishme: Koha e dorëzimit për porositë e vendosura gjatë promovimeve dhe zbritjeve apo në periudha festash me ngarkesë të lartë mund të jetë më e gjatë se koha standarde e dorëzimit.
Adresa e porosive
Porositë mund të dorëzohen në adresën e specifikuar nga ju. Prandaj ju duhet të shkruani saktë adresën tuaj gjatë bërjes së porosive në sajtin ttabeauty.com.
Opsionet e pagesës
Opsionet e pagesës përfshijnë:
- parà në dorë gjatë dorëzimit të porosisë,
- duke përdorur platformën e pagesave online që do të vihet shumë shpejt në dispozicion