Kthimi dhe zëvendësimi i produkteve të blera online
Kompania TTA Beauty ju rimburson për çdo produkt mungesë apo të dëmtuar gjatë transportit dhe dorëzimit të porosisë tuaj. Jeni të lutur të verifikoni në momentin e pranimit të porosisë nëse ambalazhi apo kutia e porosisë ka dëmtim të jashtëm apo shenja të rrjedhjes së përmbajtjes së produkteve brenda kutisë.
Në raste të tilla ju mund të na kontaktoni në numrin: +355696723666 dhe gëzoni të drejtën të refuzoni pranimin e porosisë dhe pagesën për të. Në rastet kur verifikohet mungesë e produktit në kuti apo edhe dëmtim i tij pasi ju të keni pranuar porosinë, ju keni kohë 24 orë të bëni ankesën tuaj në numrin: +355696723666 apo edhe në adresen e e-mailit: info@ttabeauty.com dhe të veproni sipas udhëzimeve të operatorit.
Kujdes, jeni të lutur të ruani produktin e dëmtuar për kthim fizik apo dhe verifikime të mëtejshme. Ju gëzoni të drejtën për rimbursimin e shumës në lekë sipas faturës së porosisë apo edhe të zëvendësimit fizik të produktit të reklamuar në afatet dhe kushtet e rëna dakord ndërmjet palëve.